Kanë dalë pamjet nga rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Ata janë futur me forcë në makinat që forcat serbe po përdornin, me duar të lidhura.
Ata dyshohet se janë rrëmbyer gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviçit.