Mediat në Kosovë raportojnë se qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.
Ky vendim ka ardhur pas rrëmbimit të 3 policëve kufitarë të Kosovës.
Sakaq në një reagim lidhur me këtë ngjarje, Albin Kurti u shpreh se ky veprim synon destabilizim.
Sakaq është njoftuar që Policia e Kosovës në orën 17:00 të zhvillojë një konferencë për mediat.