Kledi Hysa dhe Evi Reçi janë një nga çiftet më simpatikë të momentit. Prej gati një viti tashmë dyshja po shijojnë dashurinë e tyre, ndonëse lidhjen e tyre në publik e zyrtarizuan.
Ish-banori i “BBV” ka dhënë më shumë detaje rreth njohjes së tyre.
“Sapo kisha dalë nga Big Brother-i dhe kisha shumë kohë që po meresha më shumë me veten. Njohja me Evin nisi në darkën e Eraldos, por vazhdoi më vonë. Evi kishte diçka që ishte si një lloj shkarkimi për mua, kur ishte prezente më jepte një pozitivitet që unë kërkoja. Evi kishte jetuar jashtë dhe kishte mendimin krejt ndryshe ndërkohë kishte tre vite që jetonte në Shqipëri dhe unë sapo kisha ardhur në Shqipëri.
Kishte një pastërti shumë miqësore që më ndihmonte dhe më bëri shumë për vete me dashurinë dhe respektin që kishte ndaj njerëzve. E njihja më përpara si këngëtare, madje më surprizoi kur e pashë ngaqë ka pasur kohë që nuk e shihja në skenë. Më ka pëlqyer shumë muzika që bënte sepse ishte ndryshe komplet. Çfarë më pëlqeu më shumë tek Evi nuk ishte pamja e parë. Deri sot Evi ka gjithmonë diçka për të dhënë.”- tha Kledi Hysa.