Nis hetimi pasuror për ish-shoferin e Ardi Veliut

Një hetim pasuror ka nisur për të gjithë të arrestuarit e operacionit të së mërkurës, ku u godit një grup kriminal që merrej me trafikimin e sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

Mes të arrestuarve është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj së bashku me bashkëshorten e tij Elda Idrizaj dhe vajzën. Ndaj vajzës tjetër të Idrizaj është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Ish-shoferi, i cili mësohet se ka qenë nën hetim dhe i pezulluar nga detyra, dyshohet se në bashkëpunim me një argjendari në Tiranë kryente trafikimin e sendeve me vlerë si diamantë, bizhuteri floriri, madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.

Raportohet se ka nisur identifikimi i pasurive të personave të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm me qëllim hetimin e burimit të të ardhurave dhe nëse rezultojnë të krijuara nga aktiviteti kriminal, do të përgatitet kërkesa për t’i kërkuar gjykatës vendosjen nën sekuestro.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *