Kryeministri hungarez Viktor Orban në Tiranë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ndodhet sot për vizitë zyrtare në Tiranë! Kreu i qeverisë hungareze është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ndërkohë, pas takimit që Orban do të zhvillojë me Ramën, kryeministri do të ketë dhe një vizitë me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

AXHENDA ME RAMËN
Sot në orën 9.30 ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Në orën 10.30, nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.

Në orën 10.40 – konferenca për shtyp e dy Kryeministrave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *