VIDEO/ Masakra në Velipojë me 4 viktima, RENEA zbarkon me blinda dhe forca, por sa efekt ka…?!

Masakra e ndodhur dje në mesnatë në Velipojë, ku 4 persona u vranë dhe dy u plagosën, njëri prej tyre minoren, tronditi gjithë zonën dhe tmerroi pushuesit e shumtë.

Pas kësaj lufte të nisur në mesnatë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vend për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Në vend ka qenë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe drejtues të tjerë të policisë, teksa specialistë të kriminalistikës kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Po kështu, në vend ka qenë dhe një makinë e blinduar e policisë, ndërsa në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH-ja e Shkodrës dhe një grup i Forcave Speciale “RENEA”.

Featured image of article: EMRAT/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit e Masakrës së Shkodrës

Sherri i nisur për shezlongët dyshohet se ka degjeneruar në përplasje me armë, rreth orës 00:30 në Pulaj Plazh, Velipojë, ku si pasojë 4 persona mbeten të vrarë dhe 2 të plagosur.

Viktima të këtij konflikti kanë mbetur shtetasit Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmilind Dyli 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

VIDEO/ Autoblinda e ambulanca, pamje nga masakra me 4 të vrarë në Velipojë

Sipas Drejtorit të Policisë Shkodër, ngjarja ka ndodhur pranë hotel ‘Gocaj’ dhe është sekuestruar një pistoletë. Gjithashtu ai bëri me dije se, është përdorur më shume se një armë dhe shumë shpejt pritet të ketë të arrestuar.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Njoftimi i plotë Velipojë/Shkodër

“Informacion paraprak

Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.

Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *