Kryeministri Edi Rama po bën gati shkarkimin e kryebashkiakut Safet Gjici. Shkak është bërë një video skandaloze në zyrat e shtetit.
Burime zyrtare për Priza.al konfirmojnë lajmin e shkarkimit të Gjicit. Pas thirrjeve të kryeministrit Rama ku u kërkohet që kryebashkiakët ta bëjnë ditën natë dhe të punojnë 24 orë në shërbim të qytetarëve, Gjici ka qenë i pari që i është përgjigjur kësaj thirrjeje.
Për këtë ai ka harruar të shkojë edhe pranë familjes së tij. Pikërisht mallin për shtëpinë është kujdesur që t’ja heqë punonjësja e Safet Gjicit, e cila e ka kuptuar se shefi nuk mund të punojë pafundësisht dhe të mos kalojë edhe disa çaste relaksi.