Një 70-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg, për trafik droge në Gjermani. Bashkë me të moshuarin shqiptar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg dhe një 30-vjeçar, shtetas nga Armenia. Sipas mediave gjermane dy të dënuarit bashkëpunonin për tregtimin e drogës.
Dyshja është arrestuar në fund të gushtit të vitit të kaluar, ku polici u gjeti në banesën e tyre 1 kg kokainë.
Gjatë seancës gjyqësore, të dy të pandehurit mohuan akuzat. Avokati i të moshuarit është shprehur se “Ai është i varfër, merrej vetëm me paketimin e drogës, por nuk kishte asnjë pjesë në shitje apo fitim. Madje paratë e gjetura janë shuma të vogla, dhe kjo është një provë”.