Dy taksistë në Sarandë janë konfliktuar dhe si pasojë është plagosur rëndë me sëpatë 24-vjeçari Ismiraldo Hoxha. Konflikti ka ndodhur në shesh pushimin e taksive në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, pasditen e djeshme.
Nga goditja 24-vjeçarit Hoxha i janë prerë tendinat e gishtave të dorës dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka arrestuar autorin Bilal Lamçe, 32-vjeç nga Tirana, por me banim të përkohshëm në Sarandë.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta lidhur me klientelen pasi i plagosuri punon taksist i licencuar ndërsa autori i palicencuar.
Njoftimi i Policisë së Sarandës:
Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.