Masakra në Velipojë, Basha: Rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas masakrës në Velipojë, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Kryedemokrati thotë se kjo është pasojë e shndërrimit të policisë në një vegël për të mbrojtur regjimin, dhe shton se jeta e qytetarëve dhe fëmijëve është në rrezik.

Postimi i Bashës:

Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

Përplasja me armë që ndodhi pas mesnate në Velipojë, solli vdekjen e 4 personave dhe u plagosën dy të tjerë, pas sherrit për shezllonet dhe hapësirën e lokaleve.

Viktima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli, ndërsa plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli.

Përplasja ka nisur fillimisht me fjalë mes viktimave, dhe më pas ka degjeneruar në përplasje armësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *