“Gjuan pushtetarë, ka video të tjera” Jepen detaje nga gruaja në videon e Gjicit

Gruaja e cila shihet në videon intime me ish-kryebashkiakun, u cilësua si një personazh të njohur në bërjen e shantazheve përmes videove erotike.

Gruaja është e njohur në zonën e Durrësit dhe përpara disa javësh ka një tjetër denoncim në komisariatin numër 2 për një vepër tjetër të ngjashme me rastin e Kukësit.

Ajo piketon pushtetarë lokal ose qendror, për të kryer marrëdhënie seksuale dhe për t’i shantazhuar më pas me video intime.

“Vajza në video nuk është një punonjëse e bashkisë së Kukësit. Meqënëse është dhe nënë fëmijësh preferojmë të mos ia themi emrin e plotë. Zonja në fjalë është e njohur nga organet ligjzbatuese për bëma të tjera të tilla. Vetëm dy muaj më parë ajo ka një regjistrim në komisariatin e policisë numër 2 për një vepër të tillë të ngjashme. Por ndërkohë në Durrës ajo njihet më tepër. Në shumicën e rasteve ajo gjuan dhe piketon zyrtarë shtetërore, lokal apo qendror.

Ekziston dhe një mit i hidhur në Durrës për një ngjarje të rëndë, kur organet ligjzbatuese të hetojnë të shkuarën e vajzës, ndoshta mund të zbulojnë dhe detaje rrëqethëse dhe shumë të rënda. Nuk mund të themi nëse kjo është një organizatore apo zbatuese e atye planeve. Referuar të shkuarës dhe personave që piketon nuk mund të jetë organizatore, është dikush tjetër që qëndron prapa saj për t’i krijuar lidhjet, për t’i bërë video dhe për t’i bërë shantazh zyrtarëve.

Janë të shumta videot e pushtetarëve që qarkullojnë që janë bërë në mënyra të tilla për t’i bërë santazhe apo për t’i eliminuar nga skena politike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *