Shqipëria luan mbrëmjen e sotme ndeshjen e dytë kualifikuese të Europianit.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të përballen në orën 20:45 kundër Moldavisë në “Air Albania”.
Ndërkohë teksa jemi disa orë para starti të sfidës, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë nisur festën në rrugët e Tiranës.
Një pjesë e anëtarëve që janë nga të gjitha trojet shqiptare shihen në sheshin “Gjergj Kastrioti” duke kënduar këngë patriotike.
Nisur dhe nga situata në veri të Kosovës dhe konflikti me Serbinë, Tifozët dëgjohen duke thënë ”Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”, kjo si vargjet e një kënge patriotike.