Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku u regjistrua një shpërthim me tritol.
Makina e një biznesmeni nga Vlora i shkatërrua nga lëndë plasëse. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar. Raportohet se autori ka qenë i maskuar.
Sipas ekspertëve sasia është nga 30 deri në 50 gram dhe mendohet se ka pasur qëllim mesazh për biznesmenin.
Blutë akoma nuk kanë identifikuar autorin dhe po punon me vëzhgimin e kamerave të sigurisë për gjurmimin e tij.