Arrestimi i tre efektivëve, Kurti: Po bëjmë gjithçka që t’i lirojmë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se po bëjnë gjithçka që policët patrullues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia. Shefi i Qeverisë së Kosovës iu bëri thirrje sërish ndërkombëtarëve që “ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor”.

“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.

Kurti tha se “sipas të gjitha gjasave”, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi. “Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *