Zhaklin Lekatari: Pasurinë do t’ia lë maceve të mia ose…

Zhaklin Lektatari është një ndër emrat më të komentuar së fundmi në rrjet dhe kjo pas pjesëmarrjes së saj si opinionistje në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Ndonëse shpesh kryqëzohet në rrjet për deklaratat dhe qëndrimet e saj, Zhaklin Lekatari vazhdon të marr vëmendje të madhe për ato që thotë dhe bën herë pas here.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një emision televiziv, bashkë me disa gra të fushave të ndryshme, ku kanë diskutuar në lidhje me një studim ku thuhet se ‘gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura’.

Ajo theksoi se mund të jesh e lumtur edhe vetëm, pa një mashkull në jetën tënde. Ajo mes tjerash shtoi se njerëzit janë të ndryshëm, disa duan të krijojnë familje e disa prej tyre nuk duan, pasi stepen nga përgjegjësia dhe angazhimi që familja dhe fëmijët kërkojnë.

Gjatë bisedës, gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.

Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ia lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *