Zbardhet dëshmia e pronarit të “ADEX”: Si më mashtroi Alma Beqiri

 

Është zbardhur dëshmia e Foto Zenelit, biznesmenit të kompanisë postare “Albania Deliveri Express” (ADEX), i cili zbuloi se ishte mashtruar nga agjentja menaxheriale Alma Beqiri, që ai kishte punësuar për rajonin e Korçës dhe Pogradecit. Pjesën më të madhe të shumave financiare që Alma Beqiri i fitonte përmes kompanisë “ADEX”, i ka investuar në prona dhe shërbime online të marketingut.

Që prej fillimit të Muajit Qershor, Alma Beqiri është arrestuar nga prokuroria e Korçës, e cila aktualisht mbahet e izoluar në burg. Kallëzimi kundër saj erdhi nga Foto Zeneli, i cili ka treguar se krejt rastësisht ka zbuluar mashtrimet e agjentes, e cila bënte lojë të dyfishtë. Beqiri, ishte punësuar njëkohësisht dhe tek një kompani postare, konkurente në fushën e postimeve me “ADEX”.

…si indicie për të zbuluar mashtrimin, më ka shërbyer një kliente e cila më ngulte kembë për një vlerë të konsiderueshme që ishte dorëzuar në zyrën e Pogradecit, e cila kapte një vlerë 15.000 euro për një periudhë një javore dhe nuk ishte bërë likujdimi nga ana e postës për vlerën. Në këtë moment më lindi dyshimi sepse në euro për degën postare Pogradec, nuk shihja arkëtime në një kohë që këmbëngulte klientja për shumën në euro. Në këtë kohë kam kontaktuar me Almën që të bënte derdhjen e lekëve dhe të detyrimeve, por nuk e kam ditur që ka pasur dhe mos depozitime të tjera nga ana e saj dhe fjalia e saj ishte do ti derdh në llogari. Kjo gjë më bëri që unë të shikoja të gjitha shumat ditore për objektet e dorëzuara në bazë të muajve që duhet të depozitonte Alma në llogarinë e kompanisë, në mënyrë që ne të likujdonim klientët…”-ka treguar biznesmeni, Foto Zeneli.

Më tej biznesmeni i ka treguar policëve se: “…në vitin 2022 kam kuptuar që dhe agjensia në Korçë, në këtë rast Alma Beqiri, gjatë 2021-2022 nuk kishte depozituar shuma të konsiderueshme monetare në lek dhe në euro nga objektet e dorëzuara për qytetin e Korçës dhe Pogradecit…”.

Sipas tij shuma e mos depozitimeve ka qënë marramendëse dhe më konkretisht për periudhën 2021-2022 ne pikën e Korçës, të pa depozituara në llogari kanë qënë 223.402 mijë euro dhe 128.061.025 milion lek dhe po për periudhen 2021- për pikën e Pogradecit nuk kishte depozituar 342.746 mije euro dhe 137 498 525 milion lek. Pra në total për periudhën 2021-2022 për gjithë rajonin e Korçës, Alma Beqiri, nuk kishte depozituar 566.142 mije euro dhe 265.559.550 milion lekë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *