‘Rrugët tona me Lelin u ndanë!’/ Zbardhet fjala e Ramës brenda Asamblesë, thirrja për socialistët: Kontrolloni kryetarët e bashkive…  

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për kryebashkikaukn Dritan Leli,  brenda asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Mediat kanë mundur që të sigurojë fjalën e kreut të qeverisë brenda mbledhjes.

Rama foli për Kryetarin aktual të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, për të cilin tha se, ai nuk donte që të ishte palë gjatë fushatës. Gjatë mbledhjes, Rama kërkoi që çdo këshilltar duhet të bëjë punën, të vijojë kontrollet në komisione ndaj çdo kujt.

“Kemi qenë në të njëjtin front, jemi në të kundërta. I ofruam të ishte palë me ne në fushatë, nuk pranoi. Rrugët tona u ndanë aty.

Kontrollojeni siç do kontrollonit një kryetar bashkie të cilësdo force politike! Duhet të mblidhet PS që të vendosi, shumë drejtues janë treguar arrogantë, në Shtator do të ketë rotacion.

Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do shkëputëm nga Vlora, pasi Vlora ka punë të pambaruara dhe pafilluara. Për Lelin, do vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij, ky është vendim politik.

Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar bashkie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, ne do vijojmë betejën”,- tha Rama.

“Leli ka një detyrë partiake dhe dezertoi. Ne si parti menduam që Leli të kandidonte si deputet, ai dezertoi në këtë betejë. Madje në krahasim me kandidatët në Dibër, Leli nuk bëri asnjë fushatë për PS, dhe dha zero kontribute. Teorive të konspiracionit për emërimin e Afrimit si kryetar bashkie pas Lelit nuk qëndrojnë dhe nuk kanë për të qëndruar asnjëherë. Afrimin e solla unë në Vlorë të bënte punët publike që nuk bënte Dritan Leli.

Nuk kam asgjë personale me Lelin. Këshilli bashkiak të bëjë detyrën për të siguruar llogaridhënien.

Gjithçka në raport me Dritan Lelin, është institucionale dhe partiake, nuk kam asgjë personale. Ai dezertoi tha se, nuk ka me punë me këtë familje politike”,- shtoi më tej.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *