Rama apel Kurtit: Mos e humb Veriun

Ndërsa paralajmëroi për krisjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë nëse tre policët e rrëmbyer nuk lirohen, kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh edhe për homologun, Albin Kurti. Në postimin që ndau pak më parë në Twitter, Rama apelon Kurtin që të reflektojë për veprimet e tij.

“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!

E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, shkroi Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *