Tre persona janë plagosur mesditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ’21 Dhjetori’. Mësohet se një makinë është futur me semafor të kuq dhe ka përplasur një këmbësore dhe dy mjete të tjera. Këmbësorja e aksidentuar është transportuar me urgjencë në spital.
Në një video të publikuar nga ‘Dosja.al’ shihen pamje nga vendngjarja, ku në rrugë ka mbetje gjaku të të plagosurës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 27.06.2021, rreth orës 14:45, tek 21-Dhjetori, mjeti me drejtues G. M., duke transportuar një shtetas të sëmurë për në spital, ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq, dhe ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. M., 23 vjeçe dhe dy mjete. Si pasojë është dëmtuar këmbësorja shtetasja A. M., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.