I arrestuar për blerje votash, Fredi Beleri kërkon lirinë

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është arrestuar dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Beleri kërkon ndryshim të masës së sigurisë dhe i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së lartë, ndërkohë sot në orën 14:00 pritet që të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës, në Gjykatën e Shkallës së parë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.

Ndërkaq kujtojmë se ai është arrestuar me dyshimin e ishte pjesë e grupit që po shpërndanin para për votat, bashkë me të është arrestuar edhe bashkëpuntori i tij Pandeli Kokaveshi, të çilit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Ndërsa për Belerin edhe pse ka shfaqur problem shëndetësore ai vijon që të hetohet në burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *