Trupi i viktimës që humbi jetën gjatë aksionit të policisë, po transportohet nga kampi i MEK në drejtim të morgut të Tiranës. Pritet të përcaktohet shkaku i vdekjes.
Viktimë pas tensioneve gjatë aksionit të policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, mbeti Ali Mostashari.
Në këtë aksion policia ka mundur të sekuestrojë disa laptop e të dhëna, ndërsa nuk janë bërë ende të qarta detaje.