Për herë të parë një kamera hyn brenda mureve të Shërbimit Inteligjent Shqiptar. Agjentët e fshehtë të SHISH-it tregojnë për “EXLUSIVE” sekrete të deklasifikuara, si rekrutohen dhe si përzgjidhen.
“Shihet sa i përshtatshëm është kandidati, a është një individ që është social, që është i pranueshëm që ka besim në vetvete”,- tha agjenti i fshehtë.
“Jo ne nuk jemi kutia e zeze, jemi kutia e bardhë që përpunon informacion”,- tha një agjente e fshehtë.
Cili është misioni dhe historia e Shërbimit Informativ të Shtetit? Agjentë të shërbimit të fshehtë vendas kanë humbur jetën ndër vite në emër të sigurisë kombëtare, por të dhënat e tyre nuk bëhen asnjëherë publike.
Taulant Hatia, zyrtar i SHISH-it tha se ka dëshmorë.
Disa spila tregojnë shijen e hollë për t’u veshur, kurse disa spila janë regjistrues shumë të mirë.
“Për ne në shërbim nuk është e lejuar të flasim për informacione të klasifikuara”,- tha agjentja e fshehtë.
“Më mundon fakti që nuk mund të tregoj dot, apo qoftë edhe fëmijëve të mi nuk u tregoj dot çfarë jam si jam”,- tha një tjetër oficere e inteligjencës.
Sonte në 20.15 në Ecxlusive.
/Burimi: TCH/