Karamuço: Policia veproi sipas standardeve, personi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço  foli në lidhje me operacionin e Policisë së Shtetit ditën e sotme në kampin e MEK.

Karamuço tha se policia veproi sipas standardeve dhe se për këtë ngjarje ka pasur shqetësim prej disa kohësh.

Ai tha se dyshohet se personi që u raportua se ndërroi jetë për shkak të përdorimi të gazit lotsjellës nga policia, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Në fakt kjo ngjarje ka pasur një shqetësim të para disa kohëve nga ana e institucione inteligjente shqiptare, të cilave i janë adresuar ankime të vazhdueshme nga palë të treta nga qeveria e Iranit për sulme kibernetike që kanë si orgjinë bazën në Manëz.

Edhe mbledhja e komisionit të sigurisë kishte kryefjalë këto sulme. SPAK ka nisur një hetim për vepra terroriste dhe me tej është urdhëruar kontrolli për të gjithë këto pajisje që kishte dyshime se ndodheshin në këtë kamp.

Sot ka nisur operacioni në lidhje me sekuestrimin e pajisjeve. Policia ka kryer një procedura sipas standardeve. Më aq sa kam unë kontakt edhe më zëdhënës të MEK nuk është thënë për përleshje fizike.

Gjatë kontrolleve ka pasur rezistencë në momentin që janë gjetur pajisje që ishin dyshuar në fillim.

Pasi janë sekuestruar pajisjet, janë mbledhur shumë persona dhe janë përhapur lajme të rreme, që ka ndërruar jetë një person, e ka vrarë policinë, Kjo ka bërë që të mblidhen persona. Dyshohet se ai person ka vdekur për shkaqe natyrale, para se te niste ky operacion” tha Karamuço

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *