Durrës/ Prokuroria nis hetimet për dhunën brenda kampit të muxhahedinëve

Përveç procedimit të SPAK prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim lidhur me atë çfarë ndodhi sot brenda kampit të muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Prokurori i Durrësit Sokol Nishani po heton lidhur me pretendimet e muxhahedinëve për dhunë nga ana e policisë, por dhe pretendimet e policisë për dhunë të ushtruar nga ana e muxhahedinëve.

Pritet që të merren në pyetje dhe shumë persona. Ndërkohë që Rrumbullaku në konferencë për median tha se janë identifikuar personat e përfshirë në sulmin ndaj policisë dhe se do të firmosen urdhër-ndalime për ata që ushtruan dhunë dhe drejtuesit e kampit që nuk bashkëpunuan.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *