Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit.
Nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.