Policia ka goditur një tjetër rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohet një 48 vjeçar ndërsa është proceduar penalisht një 17 vjeçar pasi vinin baste sportive kundër ligjit.
48 vjeçari Elvis Mullaj dhe 17 vjeçari u kapën në flagrancë në lokalin që ndodhet në Golem teksa vinin baste sportive nëpërmjet disa celularëve. Ata e ushtronin këtë aktivitet prej tre muajsh.
Policia u sekuestroi 3 celularë që dyshohet se i shërbenin vënies së basteve.