FOTO/ Doni që shtëpia juaj të duket e veçantë? Ja disa ide minimaliste por fantastike

Në çdo familje ka shumë personalitete të ndryshme të mbledhura nën një çati. Kjo do të thotë që shtëpitë duhet të jenë funksionale për një larmi arsyesh. Banesat familjare duhet të projektohen me kujdes dhe të mendohen mirë. Ka shumë mënyra për të krijuar një apartament familjar elegant dhe funksional. Më poshtë po ju sjellim disa shembuj.

Ky apartament i stilit minimalist, është i hijshëm dhe elegant. Hapësira e madhe është e përkryer për fëmijët. Kjo hapësirë shfrytëzohet në përsosmëri falë mobiljeve minimale, duke siguruar që familja të mos jetë e mbingarkuar nga rrëmujat / stolitë në modë.

Edhe pse muret janë të ‘zhveshura’, dhoma nuk është aspak e mërzitshme. Ngjyrat dhe elementët e ndryshëm i bëjnë ato estetikisht të këndshme.

Dhoma e ngrënies është treguesi kryesor që tregon se sa mirë është dizenjuar apartamenti. Gjithçka është e mirëorganizuar. Është e lehtë për tu rregulluar duke evituar rrëmujën që mund të shkaktohet.

Për të kompensuar mungesën e një kopshti, tarraca është një vend i lezetshëm për të marrë ajër të pastër dhe për të shijuar pamjen. Bimët e mbajtura me kujdes krijojnë një kopsht të vogël në një apartament urban.

Zona e studimit është vendi i përsosur për të punuar ose për të ndihmuar fëmijën në detyrat e shtëpisë.

Dhoma e gjumit master është e rehatshme dhe e ndriçuar mirë falë llambave moderne të dhomës që e bëjnë atë një vend komod për tu shlodhur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *