Roja Bregdetare Amerikane tha se ka hedhur në det për asgjësim më shumë se 7 tonë kokainë. Sasia e madhe, me një vlerë totale 186 milionë dollarë, ishte kapur në disa operacione përgjatë Oqeanit Atlantik dhe Karaibeve.
Autoritetet amerikane thanë se gjatë këtyre operacioneve ishin arrestuar 12 persona të kombësive të ndryshme.
“Kjo sasi droge që po asgjësojmë sot përfaqëson përvojën profesionale dhe përkushtimin e agjencive amerikane të mbrojtjes dhe ato ligjzbatuese, të cilat punojnë bashkë për të luftuar trafikun e drogës në SHBA përmes Karaibeve”, tha Togeri Peter Hutchinson i Rojës Bregdetare në Majami.
“Punë në skuadër është e domosdoshme për identifikimin dhe kapjen e mjeteve të paligjshme lundruese që trafikojnë lëndë narkotike”.
Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, botuar në muajin mars, përgjatë dy viteve të fundit kërkesa për kokainë dhe prodhimi janë rritur ndjeshëm. Edhe operacionet e suksesshme policore në të gjithë globin janë rritur. Në të njëjtin raport thuhet se përgjatë vitit 2021 janë sekuestruar gati 2 mijë tonë kokainë