Kontrolle në vijën bregdetare, sekuestrohen 7 mjete lundruese nga Vlora në Shëngjin

Në kuadër të sigurisë së turistëve dhe pushuesve në plazhe, policia ka vijuar kontrollet në lidhje me mjetet e paligjshme që funksionojnë në prazhe e vendi tonë nga Vlora në Shëngjin.

Sipas policisë janë kapur dhe sekuestruar 7 mjete të tjera lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi u konstatuan në paligjshmëri.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se është konstatuar duke bërë manovra me mjete lundruese Jet Ski, në zonën e përcaktuar për pushuesit, në plazhin e Kunes, në Shëngjin, ndëshkohen me masë administrative 100 000 lekë të rinj secili, 3 shtetas.

Ndëshkohë me masë administrative 20 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues mjetesh lundruese që u konstatuan në Dhërmi dhe në Vlorë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afateve ligjore në fuqi.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues të tjerë mjetesh lundruese që u konstatuan në Shëngjin dhe në Durrës, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bordin e mjetit lundrues.

Ndër të tjera Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të hapësirës detare, në periudhën maj-qershor 2023, kanë sekuestruar 48 mjete të ndryshme lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, si dhe kanë proceduar me masa administrative, drejtuesit e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet për monitorimin e zonave ku lundrojnë mjetet lundruese dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për përdorimin e tyre.

Për drejtuesin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Vlorë dhe për drejtuesin e mjetit lundrues skaf që u sekuestrua në Dhërmi, u vendosën respektivisht masat administrative 20 000 lekë të rinj, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte kryer procedurat e regjistrimit të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar në ligj.

Për përdoruesin e mjetit tjetër lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Shëngjin dhe për pronarin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në gjirin e Lalzit, Durrës, u vendosën respektivisht masat administrarive 10 000 lekë të rinj, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ata nuk kishin në bord, dokumentacion e nevojshëm për lundrim.

Shërbimet e Policisë Kufitare do të vijojnë kontrollet gjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese dhe të zbatimit të rregullave të lundrimit, nga përdoruesit e këtyre mjeteve.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që për çdo rast paligjshmërie që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *