Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se takimi në Bruksel në kuadër të dialogut do të fillojë rreth orës 14:00.
’Takimi duhet të fillojë rreth orës 14:00 dhe siç thuhet në komunikatë, diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të deeskaluar tensionet aktuale në mënyrë që palët të rikthehen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”, është thënë në një konferencë për shtyp.
Zyrtarët e BE-së sërish nuk kanë treguar nëse do të ketë një takim trepalësh Kurti-Vuçiç-BE.
“Të dy liderët do të jenë në Bruksel. Është pak herët për të treguar se si do të shkojnë gjërat. Diskutimet janë mundësi për të dy liderët për të treguar gatishmëri për të qenë konstruktivë dhe deeskaluar. Përgjegjësia për të gjetur zgjidhje i takon të dyja palëve dhe në presim që ata të tregohen konstruktivë”, ka thënë një zyrtare e BE-së.