Durrës/ Rrugorja në aksion, në pranga 6 shoferë, gjobiten 164 të tjerë

Policia Rrugore e Durrësit ka vënë në pranga 5 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe një tjetër i cili u kap pa patentë. Ndërsa 164 shoferë të tjerë janë gjobitur pas disa kontrolleve intensive të kryera në rrugët e qytetit bregdetar gjatë një jave.

Në prag të nisjes së sezonit turistik, policia rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.

Si rezultat kontrolleve të kryera, gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 6 shoferë për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

Ndërsa 164 shoferë janë gjobitur për shkelje të ndrysmë të rregullave t2ë qarkullimit rrugor.

-105 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

-15 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

-44 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 164

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *