Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtoreshën e AKSH-it, Mirlinda Karcanaj se ka bërë 942 transaksione sekrete të parave të shqiptarëve.
Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha theksoi se këto para drejtoresha e AKSH-it i ka ndarë me mafien rajonale të Ramës, ndërsa e konsideroi këtë institucion si “gropa e zezë e korrupsionit”.
Sali Berisha: “Të kaloj pak tek raporti i Erisa Fero, apo drejtoreshës reale të AKSH-it. Nëse ka një gropë të zezë të vërtetë të korrupsionit në Shqipëri, është kjo zonjë dhe kjo agjenci. Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim flagrant me moralin, Erisa Fero që ka një emër tjetër, por është ish-ndihmësja e saj trafikante u kap me 60 kg heroinë a kanabis në makinë ka bërë 942 transaksione të fshehta të parave të shqiptarëve.
Në një kohë kur ligji asaj nuk i njeh asnjë të drejtë, 942 transaksione sekrete, kjo është një njeri që vjedh në errësirë çdo natë e çdo ditë sikur i ka paratë e veta dhe i ka ndarë këto para me Armando Frangun e Ramës, me mafien rajonale të Ramës sikur ti kishte të vetat, një vend që nuk ka drejtësi. Në çdo vend tjetër ajo do ishte e dënuar me dhjetra vite në burgjet e vendit, por kemi SKAP që ka mbyllur sytë me shamitë e partisë.
Depozitoi në selinë e PS të dhënat personal të 1 mln shqiptarëve, nxorri në treg të gjitha targat për bandat e kriminelët, e cila nga mëngjesi deri në darkë loz bixhoz, pasurohet me paratë e shqiptarëve dhe e ka kthyer sistemin në një sistem kashte. Sulmet më të egra i ndërmorrët ju, nxorët target, rrogat e të dhënat personale.
Nxorrët tagat dhe të dhënat e punonjësit të SHISH, vend në parlament nuk mund të kesh ti këtu, por atje ku e meriton.