Elvana Gjata rikthehet në skenë si aktore, ja filmi ku do ta marrë pjesë

Elvana Gjata do të jetë pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”me protagonist Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin.

Këngëtarja e njohur e cila ka luajtur edhe më parë në një film të realizuar në Shqipëri, “Dy gisht mjaltë” do të jetë pjesë e xhirimit të filmit që ka nisur përgatitjet në qytetin e Korçës.

Filmi flet për një histori dashurie ku produksioni i që realizoi BBVIP pak muaj më parë ka vendosur në krah të njëri tjetrit dy personazhë që ishin antagonist për muaj me radhë, pikërisht Oltën dhe Luizin.

Pjesë e kastit të filmit do të jetë edhe aktori i njohur Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Olta Daku, Sara Hoxha, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, Luan Jaha, Ylber Bardhi etj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *