Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik.
Në kuadër të turit Ballkanin për Procesin e Berlinit, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Rama ka mbërritur pak minuta më parë në Prishtinë, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Rreth orës 17:15 do të ketë një takim me Konjufcën. Rama është në pritje të një përgjigje pozitive nga kryeministri i Kosvës, Albin Kurti. Deri më tani nuk kemi një përgjigje pozitive nga zyra e Kurtit. Mungesa e këtij takimi do të thellonte më tej ndarjen mes dy vendeve. Rama u përpoq të bënte një lëvizje para. Mundësitë që Rama dhe Kurti janë të ulëta. Kryetari i Këshillave të Ministrave kanë një peshë më të madhe për zhvillimin e këtyre takimi. Mungesa e këtij takimi nuk do shihet si një sinjal pozitiv. Pra kemi një sinjal jo të mirë për takimin mes Ramës dhe Kurtit”.
Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po e zhvillon këtë tur në në kuadër të përgatitjeve të samitit për Procesin e Berlinit që pritet të mbahet në tetor në Tiranë. Kurti kushtëzoi takimin me Ramën, ku i kërkoi atij zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. Kurti tha se do të mirëpriste Ramën të zhvillonin e mbledhjen e dy qeverive e të firmosnin13 marrëveshjeve të përbashkëta për të cilat ishin dakordësuar më parë. Me firmosjen e 13 marrëveshjeve, tashmë pritet sërish përgjigja e Kurtit!
Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Kryeministri u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.