Fjolla Morina shtrohet në spital, në gjendje të rënduar psikologjike

 

Këngëtarja Fjolla Morina, kohët e fundit është shfaqur në rrjetet sociale me akuza dhe video të çuditshme, të cilat kanë shkaktuar dyshime mbi gjendjen e saj mendore. Ajo nuk ka kursyer akuza të shumta ndaj peronazheve të njohura publike.

Në lidhje me këtë situatë para disa ditëve reagoi për herë të parë nëna e saj, Selvete Rexha, e cila tha se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkoni falje publikisht personave të përmendur në videot e Fjollës. Selvetja pranon se këngëtarja ka probleme të shëndetit mendor.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezikuar kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje.

Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Që nga dita e djeshme, ajo s’ka postuar asgjë në ‘Instagram’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *