Aksion në Durrës. Policia ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos alias Pellumb Muharremit, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’.
Ky i fundit ishte në kërkim , dhe kishte dy urdhër arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK. Aksioni për kontrollin e banesës së tij është marrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.
Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë. Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.