Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin dhe po ashtu ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Alma Kaçin “arrest në shtëpi”.
Gjici kërkoi hetimin e tij në një masë sigurie më të lehtë, pasi pretendon se nuk ka bërë asnjë shkelje. Në lidhje me tenderin për rehabilitim e qenve të rrugës që bisedohet në video, Gjici është shprehur se nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
Në krahun tjetër Kaçi, kërkoi një masë sigurie më të lehtë, pasi prentedon se është personi i vetëm që kujdeset për fëmijën e saj të mitur dhe nënën e saj të moshuar.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023 në Tiranë për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale