Erion Braçe: Kompania “One” me shërbim mizerabël, mbifaturon dhe nuk dërgon faturat në bankë

Boom-it të denoncimeve dhe ankesave të pafundme të qytetarëve ndaj monopolit të telefonisë mobile nuk do t’i shpëtonte as ai. Së fundmi zërit të deputetit socialist Erion Braçe iu shtua zërave të shumë qytetarë shqiptarë të pakënaqur nga shërbimet e kompanisë telefonike ONE.

Përmes një reagimi, Erion Braçe ka denoncuar arrogancën me të cilën kjo kompani ju përgjigjet abonentëve të saj. ONE është aktualisht kompania më e madhe e telefonisë në vend duke gëzuar një pozicion të fortë dominues në tregun e telefonisë celulare. “Kam një muaj pa telefon, një muaj plot!

Sot është data 31 korrik, dita e fundit, dhe unë çdo ditë kam qenë pa telefon! Nga nesër, duhet edhe të paguaj faturën pa patur asnjë minutë të çdo dite të këtij korriku, shërbim-telefon,- internet,- mesazhe! Unë jam me kontratë me kompaninë One; prej vitesh! Po prej vitesh paguaj detyrimet përmes BANKES!

Në bankë mësova se kjo kompani nuk dërgonte më në bankë faturat e mia! Si unë ishin shumë me këtë problem. Çdo javë të këtij muaji, kam qenë në dyqanin e tyre. Pas javës së dytë u bindën dhe një javë më pareëfatura kish mbërritur në bankë. Prej Bankës kam marrë vërtetimin se çdo faturë e paraqitur pranë bankës është paaaguuuuaaaar!

Ua çova një të hëne më parë në dyqanin e tyre! Por, përsëri telefoni është i bllokuar, interneti po ashtu! Më duhet të rri në zona me wifi prej një muaji! Ajo që më acaron është që nuk reagojnë! Heshtin dhe bllokojnë! Natyrisht arroganca e këtyre në marrëdhënie me njerëzit është e neveritshme. Unë nuk jam i vetmi me këtë hall! E gjitha në treg duopol-me veç dy kompani, e ka degraduar këtë shërbim në një shërbim mizerabël! Kaq!” – tha deputeti Braçe.

Kompania celulare “ONE Albania” është duke parë një firo të abonentëve të saj, pas ditësh e muajsh me probleme të rënda në funksionimin e sistemit operativ dhe rrjedhimisht shërbimit ndaj qytetarëve. Faturimet e tepërta edhe kur shërbimi nuk ofrohet, kanë bërë që abonentët të largohen.

Dy kompanitë që kaluan në pronësi të 4iG International, One Albania dhe Albtelekom, kishin lajmëruar qytetarët se më datë 1 Prill 2023 do të bashkoheshin dhe të gjithë abonentët, që ishin pjesë e Albtelekom, do të kalonin automatikisht në ONE Albania. Siç ka raportuar ditët e fundit Neësbomb.al, ky proces ka dështuar dhe abonentët kanë mbetur pa shërbim për orë të tëra.

I ashtuquajturi “proces i unifikimit” nuk është realizuar për shkak të problemeve që nuk janë përballuar dot nga sistemi operativ indian “BOSS”. Edhe pas një jave nga tentativa për bashkim të operatorëve dhe bartjen e abonentëve në një sistem dhe numër të vetëm, situata ende nuk është përmirësuar.

Kompania ka lënë një afat të dytë, datën 8 prill, për të riprovuar unifikimin e rrjetit. Për situatën e krijuar ka reaguar dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), i cili thotë se është informuar nga operatori One Albania sh.a. për procesin teknik të migrimit të numrave celularë nga rrjeti i Albtelecom në rrjetin e sipërmarrësit One Albania. Por, njoftimi në fjalë i Autoritetit lidhet me procesin e datës 1 prill, jo problematikat e mëpasshme dhe tentativën, që do të kryhet përsëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *