Disa akse rrugore janë bllokuar pasditen e sotme kjo si pasojë se qytetarët po kthehen drejt banesave të tyre pasi kanë kaluar fundjavën në bregdet.
Mësohet se trafik i rënduar paraqitet në aksin dytësor Golem-Plepa, në Rrugën e Plazhit në Durrës, në Rrugën e Radhimës në drejtim të Vlorës, në aksin Gjiri i Lalëzit-Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin rrugor Ndroq-Plepa.
Patrullat e policisë janë vendosur në disa pika që bëjnë të mundur orientimin e makinave.
/Priza.al/