Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 52-vjeçar humbi jetën pasi e zunë pllakat e mermerit poshtë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në lagjen nr 15. Sakaq unfiormat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale A.K.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi A. K., 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.