Një shqiptar 33 vjeçar ka humbur jetën pas tetë ditësh pasi është plagosur me thikë në Britaninë e Madhe.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Harroë Street, Wolverhampton më 27 korrik ku i riu shqiptar Jetmir Pema është goditur me thikë, ku I lënduar ka ngelur edhe një 20 vjeçar.
Autori i kësaj ngjarje është Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje.
Ndërkohë familjarët e tij e përshkruajnë si një djalë të dashur dhe shumë të përkushtuar ndaj familjes.
“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë të gjithë familjes dhe miqve të tij”, janë shprehur familjarët e tij.
Ndërkohë autori do të njihet me vendimin këtë të enjte.