SHMU njoftoi mëngjesin e së hënës se kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.
Moti i khjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat parashikohet të jenë të pakta kalimtare, ndërsa ditën e premte vranësirat hera-herës deri të dendura.
Sa i përketë fushës termike duke filuar nga sot deri të mërkurën pritet të kemi një rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat maksimale.
Dita e enjte dhe e premte parashikohet të kenë ulje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim në det të forcës 1-2 ballë.