Një pushues rus është gjetur i vdekur në një apartament në Shëngjin të Lezhës. Trupi i 39-vjeçarit është gjetur rreth orës 22:40 nga kunati i tij.
Viktima i identifikuar si Eduart Niksini, dyshohet se ka pirë pije alkolike dhe substanca të tjera që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen. Pas njoftimit të Policisë, trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo nga shkaqe të tjera.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.