Policia e Durrësit ka arrestuar një 59-vjeçar. Ai akuzohet për zjarrëvënie të qëllimshme në zonën e Arapajt.
Përmes një njoftimi për media, Policia e Durrësit bënë të ditur se 59-vjeçari, ndezi zjarr për të djegur kabllo dhe për pasojë, dogji 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, çka rrezikoi dëmtimin e banesave përreth dhe shkaktoi ndotje të lartë të ajrit.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj, një shtetas kishte ndezur një zjarr që po dëmtonte pronat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit R. K., 59 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës.”, njofton Policia.