Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur 300 kuota për kredi me zero interes për mjekët, Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, evidenton se mes 300 kuotave të hapura nga Ministria e Financave, 100 kuota janë për Policinë e Shtetit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Balla njofton hapjen e kuotave që u vjen në ndihmë punonjësve të Policisë së Shteti për strehim.
“Mes 300 kuotave të përgjithshme të kredive të lehtësuara, për administratën publike, 100 janë për punonjës të Policia e Shtetit”, thekson Balla.