Nga Rovena Cerka
Elvi Fundo duhet ti vesh gishtin kokës!
Paska publikuar një status një medemek ‘pronar televizioni’ duke përfshirë komunikimin tim me të!
Shkova tek Elvi, i thashë që mund të bëj investigime, jo më tha rri në redaksi dhe më bëj kronika lajmesh dhe në shtator bisedojmë për më tej.
Paga, tha Elvi, duke qenë se do jesh në zyrë për momentin dhe jo në terren do të jetë 100 mijë lekë dhe i ke të gjitha në bankë!
Epo mirë, thashë me vete, dhe pranova. Me të filluar punë, unë duhet të realizoja 30 kronika në ditë ( kur në çdo redaksi lajmesh një gazetar mund të përgatisë maksimumi 3 të tilla) ndërsa në të njëjtën kohë duhet të lexoja edhe editorialet e tij 40 minutëshe me sharje e shpërlarje për kolegë gazetarë.
Nuk më hoqe nga puna Elvi, prita të ktheheshe nga Gjermania që të të komunikoja dorëheqjen sepse ti nuk kërkoje gazetarë por skllevër. Prita të vije dhe të largohesha sepse trajtimi që i bëje ti stafit ishte shumë larg respektit dhe dinjitetit që kërkoj unë.
Ti Elvi Fundo, në 10 ditë pune që bëra unë, disa nuk mi dhe, ndërsa pjesën tjetër nuk e deklarove, ashtu sikurse nuk deklaron gjysmat e pagave të stafit tënd aktualisht, duke ua shpërndarë me zarf çdo datë 5 dhe duke vjedhur shtetin shqiptar.
Më dhe lekët në dorë dhe pastaj më the mi kthe të ti jap në bankë, kur këtë e kishe detyrim që deshe ta realizoje vetëm pasi ta kërkova.
Unë kërkova atë që m’u premtua dhe të drejtën time që ma siguron shteti shqiptar, të merrja pagën time në llogari bankare duke deklaruar sigurimet e mia shoqërore dhe shëndetësore. Ndërsa ti, e shkele ligjin dhe e bën këtë çdo muaj, duke shkelur të drejtat e punëtorëve, pasi tatimet nuk shkelin në zyrën tënde, se ku i takon këtë nuk e di, mbase duhet të na e thotë prokuroria.
Vëri gishtin kokës Elvi, unë nuk e njoh Mirel Mërtirin, nuk kam shoqëri me shokët e Mirel Mërtirit dhe çdo qindarkë që shpenzoj del nga puna ime me djers të pastër.
Unë nuk kam frikë nga askush dhe asgjë pasi nuk kam asnjë lidhje me bandat, me krimin, me politikën, me ministra e ish ministra.
Kioska jote TV pa prespektivë ndoshta po.