Gazetari Elio Laze, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka adresuar akuza të rënda për ish zyrtarin e Partisë Demokratike, Elvi Fundo, ish anëtar bordesh, ish këshilltar i Ridvan Bodes etj.
Gazetari Laze shkruan se Elvi Fundo fut ‘hundët me mall’ nëpër gjykata, duke shtuar se portali i tij është financuar nga paratë e krimit dhe se ka si tutor Arben Ahmetajn.
Laze reagoi pas një pretendimi të Fundos se gazetari është dënuar për shpifje ndaj tij.
Reagimi i plotë i Elio Lazes
Nje sqarim per miqte e mi dhe pergjigje ndaj te birit te “Voltmetrit”, Funderrines Elvi
Mos debato me nje injorant, sepse ne fillim te terheq ne vorbull e me pas te mund me eksperience”, kjo shprehje me ka ndjekur pas gjithe jeten.
E vertete, sidomos kur te detyron nje Funderrine si Elvi qe te hysh ne te tilla diskutime.
Portali i tij CNA i paguar nga leket e krimit shteteror qe konsumoi tutori i tij Arben Ahmetaj, sot shperndan nje lajm sipas te cilit une jam denuar nga gjykata per nje gjyq ku Funderrina Elvi me ka paditur per fyerje dhe shpifje.
Nuk di te kem patur seance e nuk di te kete nje vendim ne lidhje me kete gjykim. Gjithsesi Elvi me padit se i kam thene i korruptuar, i kam thene qe babain e ka patur “sigurims” me pseudonimin “Voltmetri”, i kam thene qe bisnesmene te ndryshem i paguanin biletat per te pare Bayernin ne stadium kur punonte si keshilltar i Ridvan Bodes, i kam thene qe ka nje kunat te denuar per mashtrim i cili disponon license avokati e te tjera fakte si keto.
Keto, Funderrina Elvi i quan shpifje dhe pretendon qe te denohem.
Tipikisht Funderrine. Me te denu gjykata se fut ky hundet me mall neper zyra gjyqtaresh dhe i ben presion.
Jo Elvi. As jam denuar e as do denohem per te vertetat.
Kam nje denim nga gjykata Shqiptare per armembajtje pa leje, te cilen e mbaja per shkak se pagatoret e tu, nuk e kane problem edhe te fusin njerez ne dhé.
Une sdo jem kurbani yt Funderrine. As e atyre qe te hedhin ndonje cope mall surratit. Nuk isha as kurbani i Ylli Ndroqit dhe i askujt qe koken time e luajti si bixhozin e dites.
Jam ne punen time, te cilen e dua dhe e respektoj, dhe nuk e kam hedhur kurre si pazar ne tavolinat ku ti thone se trajtohesh si “grushkelym” nga ato qe te paguajne.
Kaq sa per shpejt e shpejt. Per me gjate do flasim serish ne vijim!