Gjykata e Vlorës ka lënë në burg xhaxhain dhe nipin që u kapën dy ditë më parë duke lëvizur me mina në qytet.
Sipas informacioneve mësohet se në seancën e kësaj të shtune, prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe ka kërkuar arrestimin me burg për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.
Gjyqtarja Emirjana Dimo ka lënë në fuqi masën e sigurisë.
Këta dy shtetas janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës dy ditë më parë, pasi në makinën e tyre janë gjetur dy mina me telekomandë.