Koncesionin e sterilizimit/ Kush janë zyrtarët dhe biznesmeni që duhet të japin llogari në Spak

Janë zbardhur emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndaj të cilëve janë caktuar disa masa sigurie në lidhje me hetimet që po kryhet për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale.

Mes të arrestuarve është ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ky i fundit është pronari i kompanisë Investital LLC. Ai së bashku me një grup kompanish italiane, tek të cilat kishte rreth 40 për qind të aksioneve, fituan koncesionin me vlerë 100 milionë euro.

Arrest me burg:

Ilir Rrapaj, biznesmen

Klodjan Rrjepaj, ish-zv.ministër i Shëndetësisë

Arrest shtëpie:

Saimir Kadiu, drejtor ekonomik

Marsela Serjanaj, drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje:

Arben Gjata, Rektori i Universitetit të Mjekësisë dhe njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT

Pertef Mersini

Genc Burazeri

Naile Ajazi.

Me përjashtim të Ilir Rrapaj që akuzohet për mashtrim, ndaj të tjerëve rëndon akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimi për koncesionin e sterizlimit nisi në vitin 2020. Ajo ishte padia e parë, e cila u depozitua në SPAK, menjëherë pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tenderi i sterlizimit i kushton buxhetit të shtetit mesatarisht 13 milionë euro në vit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *