Prokuroria në Greqi ka vendosur sot që kujdestaria e vajzës t’i hiqet pilotit 33-vjeçar, përgjegjës për vrasjen e Caroline Crouch, dhe t’i jepet nënës së Caroline. Urdhri është lëshuar nga Zyra e Prokurorisë në Departamentin për të miturit.
Departamenti duke pasur për qëllim mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijës ka vendosur të dërgojë dosjen në Prokurorinë e Volos, e cila do të monitorojë kujdesin ndaj saj. Në bazë të urdhrit, familja e pilotit do të mund të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, nga ora 10:00 e mëngjesit deri nw orën 2 të mesditës vetëm në Alonissos.
Por të dyja palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda së njëjtës periudhë, e cila më pas do të vendosë përfundimisht çështjen e kujdestarisë së Lidias.